Shiu ndërpret ndeshjen Shkëndija – Mlladost C.D.

07.03.2016 16:29

Rreshjet e rrëmbyeshme të shiut në kyreqendrën tonë sot, nuk mundësuan përfundimin e takimit mes Shkëndisë dhe Mlladostit, të vlefshëm për xhiron e 21-të...

Në minutën e 65-të të takimit, gjatë rezultatit të barabartë pa gola, gjyqtari kryesor Konstantin Vllaho, në konsultim me delegatin e takimit, Erxhan Menga dhe kapitenët e të dyja skuadrave, vendosën që në stadiumin e Çairit, nuk kishte kushte për tu luajtur futbol dhe e ndërprenë takimin.

Pas kësaj, sipas rregullores të Federatës Futbollistike të Maqedonisë, takimi duhet të zhvillohet brenda 24 orëve, duke filluar nga fillimi, pra nga minuta e parë. Ndryshe, deri në momentin kur u ndërpre takimi, Shkëndija ishte ajo që dominoi plotësisht në fushën e vështirë, por nuk ia doli të konkretizoj rastet e shumta, duke numëruar këtu edhe një penallti përmes Besart Ibraimit, I cili gjuajti në mënyrë joprecize nga 11 metërshi.

Kësaj penalltie, I parapriu një kontakt diskutabil mes një mbrojtësi mysafir dhe brazilianit Zhunior. Në 20 minutat e pjesës së dytë, ishte kjo e gjitha që ndodhi në fushë, e mund të veqohet, ndërsa gjatë 45 minutave të para, pos nikoqirëve, u kanosën disa herë edhe mysafirët.

Rasti I parë konkret ishte në minutën e 11-të, kur sulmuesi I vendasve Marjan Radeski, doli I vetmuar para portës së Apostolloskit, por gjuajtja e tij ishte jo precize. Në minutën e 24-të, erdhi një nga dy rastet më të bukura të Mlladostit. Dallçeski kombinoi mirë me kolegët, për të dalë I vetëm para portës së Konstatin Zahovit, por gjuajtja e tij shkoj për skaj traversës, duke përfunduar në rivënjë fundore.

Një minutë më vonë, kapiteni I Shkëndisë, Ardian Cuculi, bëri një gabim fillestar, duke ia dhuruar topin Veton Hanit të vetmuar, por ky I fundit, I ndjekur prej mbrapa nga Egzon Bejtullahu, nuk arriti të shfrytëzoj këtë dhuratë të kapitenit të vendasve.

Nga pjesa e parë, veqojmë edhe një rast tjetër të mirë të Shkëndisë, kur mbrojtësi I majtë Besir Demiri, pranoi një top nga Ibraimi dhe në momentin kur ndoshta do të ishte më mirë që të gjuaj, nuk ishte vetiak, u orvat të pasoj deri te Nexhipi, por gaboi. (Mustafa Ademi, TVM2)