Përçahet partia socialiste
Tensionohet situata brenda Partisë Socialiste....

Kryetar i kësaj partie, njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë, ka shpërthyer në ofendime ndaj deputetit Ben Blushi, duke e quajtur vagabond e mashtrues.
Kjo ka ndodhur pas debateve në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kur po diskutohej ngjarja e pak ditëve më parë në Elbasan, ku Blushi u sulmua nga disa të rinj.
Pas mbledhjes së grupit socialist, deputeti Ben Blushi tha se ky sulm është urdhëruar nga selia rozë.
Ka reaguar edhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili ka lënë të kuptohet se Blushi sallën. Sipas Ballës, Blushi akuzon Partinë Socialiste se ka deputetë të inkriminuar por nuk jep emra.
Partia sopcialiste është ndarë në dy kampe. Në njërin është kryeministri Rama dhe pjesa dërrmuese e deputetëve, ndërsa në kampin tjetër Ben Blushi dhe mbështeteset e tij Mimoza Hafizi dhe Arta Dade. Ajo që i përcan socialistët është mandati i kryetarit. Me ndryshimet e reja në statut, kryetar I PS do të vazhdojë të jetë Edi Rama.
