Maqedoni
Konferencë- “Roli i grave në proceset e paqes”
07.03.2016 16:50
Sa më shumë gra duhet të përfshihen në proceset e paqes,pasiqë ato i kuptojnë sfidat që ndodhin për gratë...

Sa më shumë gra duhet të përfshihen në proceset e paqes,pasiqë ato i kuptojnë sfidat që ndodhin për gratë, sidomos tani, në këtë kohë krize të refugjatëve dhe emigrantëve, terrorizmit dhe ekstremizmit në botë, u theksua në konferencën e sotme "Roli i grave në proceset e paqes” organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Duhet të rritet numri i grave në proceset e paqes, përjashtimi i grave nga proceset e paqes është mospërfillje e të drejtave të tyre. Roli i gruas në shoqëri, tha ai, është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi liderë rajonalë për sa i përket pjesëmarrjes së grave në mbrojtje”, tha Dragana Kiprijanovska, Zv ministrja e Punëve të jashtme.
“Procesi i integrimit duhet të mbetet I hapur dhe vital për arsyen e thjeshtë se qasja e butë e grave për një problem të mund të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje kur bëhet fjalë për konfliktet”, tha Adelina Marku, Drejtoreshë në Drejtorinë e Akdemisë Diplomatike
Sipas ambasadores të OSBE-së në Maqedoni Nina Suomalainen gratë nuk janë vetëm viktima të radikalizmit, por marrin pjesë në aktet e terrorizmit, të ISIS, Boko Haram etj.
“Ata janë të detyruara dhe nuk kanë zgjidhje ,por ndonjëherë janë të bindura në atë që e bëjnë. Prandaj, përfshirja e grave mund të jetë vendimtare në parandalimin e situatave të tilla. Gratë mund të sjellin perceptimet kryesore dhe tregimet që nuk duhet të neglizhohen, dhe i referohen këtyre sfidave aktuale të sigurisë”, tha Nina Suomalainen, ambasadore e OSBE-së në Maqedoni.
Përfaqësuesja OKB në vend Louisa Vinton theksoi përpjekjet e bëra nga organizata e saj për rritjen e numrit të grave në proceset e paqes si negociatore , pjesëmarrëse në misionet e paqes dhe sigurisë si dhe dokumentet dhe aktivitetet që rrjedhin nga Rezoluta 1325 të Këshillit të Sigurimit OKB-së : Gratë, paqja dhe siguria.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
