Kumanovë-Likovë: Aktivitete të shumta për Ditën e 7 Marsit

07.03.2016 16:55

Me aktivitete të shumta, sot në Kumanovë dhe Likovë u shënua 7 Marsi dita e Arsimit shqip...

Në të gjitha shkollat u mbajtën manifestime rasti, kurse manifestimi qëndror , në organizim të SHASH “ Naim Frashëri” , sivjet u mbajt në fshatin Hotël.

Në praninë e arsimtarëve, nxënësve dhe mysafirëve tjerë, referat mbi rëndësinë e kësaj date të rëndësishme të arsimit shqip, paraqiti kryetari i SHASH , Samet Jahiu.

Më pas u punëtorëve të dalluar të arsimit , nxënsëve të dalluar , si dhe fituesve në gara të ndryshme sportive iu ndanë mirënjohje, ndërkaq manifestimi u begatua edhe me program të zgjedhur artistik të përgatitur nga nxënësit. (Nexhat Aqifi, TVM2)