Maqedoni
Shënohet dita e mësuesit në Tetovë, Minsitri Ademi uron asimtarët
07.03.2016 17:03
Urimet për 7 marsit Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi I ka përcjellur nga Tetova, ku janë reraluzuar një sër aktivitetesh për Ditën e mësuesit...

7 Marsi është një nga ditët më të mëdha në historinë e popullit tone, pasi që nga viti 1887 mësuesve u është lënë amanet nga shkolla e parë shqipe në Korçë, që nxënësve tu përcillet dituritë, deklaroi me Minsitri Ademi, I cili ndau 30 vendimeve të përhershme pune për mësuesit në Bogovinë.
Manifestimi vazhdoi në Shkollën e mesme 8-Shtatori në Tetovë, ku edhe solemnisht është lëshuar në përdorim salla e re e sportit.
“Ne edhe më tej do të vazhdojmë të investojmë jo vetëm në komunën e Tetovës por, edhe në komunat tjera. Do vazhdojmë të investojmë në arsimin në gjuhën amtare me qëllim që nxënësit tanë, të jenë në nivel të barabartë me kolegët e tyre nëpër botë. Investimi në arsim do të thotë avancim, i vazhdueshëm i mësimdhënësve, përcjellje e trendëve botërore si dhe implementim i ri në sistemin arsimor në vend, prandaj prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë së Maqedonisë, mbetet investimi në arsim”, tha Abdylaqim Ademi, Minsitër i Arsimit dhe Shkencës
“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë se kjo sallë të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve sportive dhe mendore sepse gjithnjë kanë thënë që nga Sokrati e deri më sot, se mendja e shëndoshë qëndron gjithnjë në trupin e shëndoshë”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.
Ministri Ademi ka vizituar edhe shkollën fillore "Mehmet Deralla", në fshatin Gradec të komunës së Vrapçishtit ku me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit është ndërtuar salla sportive, si dhe shkollën fillore Sabedin Bajrami në Kamjan, për të parë ecurinë e rikonstruimit të dyshemesë, një investim ky në vlerë prej 5.6 milion denarësh. Me një manifestim rasti ditën e mësuesit e shënoi edhe Universiteti i Tetovës. Sipas dekanit të fakultetit Filologjik Fatmir Sulejmani, shkolla e parë shqipe e Korçës dhe UT kanë të njëjtën histori, sepse të dyja u themeluan me gjak.
“Për koincidencë universiteti ynë ka udhë identike me atë të shkollës sonë se parë sepse ngjashëm si ajo I ka themelet ne gjak dëshmorësh , ç`është e vërteta përpjekjet e popullit shqiptar për arsimimin dhe dien janë të vjetra ato i gjejmë në thellësi të shekullit të antikës”, tha Fatmir Sulejmani, dekan i fakultetit Filologjik.
Manifestimi i ditës së mësuesit, ka përfunduar me akademinë solemne të organizuar nga komuna e Tetovës dhe Shoqata e Pedagogëve Shqiptar, ku edhe u lexuan kumtesa të ndryshme, kushtuar ditës së arsimit shqip.
VISAR SADIKI
