Maqedoni
Mbi 33 mijë refugjatë në Greqi, në kufirin me Serbinë presin 1000 refugjat
07.03.2016 17:18
Në Greqi aktualisht ndodhen 33.320 refugjat ka bër të ditur trupi koordinues për përballje me migrimin...

Vetëm në kampin në Idomeni ka mbi 14 mijë refugjatë, të cilët po qëndrojnë në kushte ekstreme të këqija, ndërsa numri po vazhdon të rritet në çdo moment.
Qeveria greke paralajmëron se në kufirin me Maqedoninë do të hapet një qendër shëndetsore. Kjo qendër pritet të filloj me punë të mërkurën.
Në pikën kufitare Greqi- Maqedoni po qëndron edhe përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të posaçëm të Këshillit të Evropës për migrim dhe refugjatë, Tomash Boçek, i cili do t'i vizitojë vijën kufitare ku më shpesh kalojnë migrantët dhe pikat e pranimit.
Ndërkohë rreth 1000 refugjatë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Sërbisë, prej të cilëve numri më I madh nga Siria dhe Iraku. Nga policia e Maqedonisë theksojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga shteti serb se përse nuk pranojnë tranzitin e refugjatëve nëpër Sërbi.
“Në kufirin Maqedoni-Greqi kontrolli i kushteve për hyrje mbi baza humanitare bëhet konform rregullativës kombëtare dhe kritereve të përbashkëta të kontraktuara mes vendeve të "Rutës". Kontrolli dhe profilimi bëhet nga ekipe të përziera ku bëjnë pjesë nëpunës policorë nga të gjitha shtetet e rutës. Irakun dhe Sirinë i konsiderojmë për vende të pasigurta, por në rast se ndonjë nga vendet e rutës aplikon kufizime të reja, do të detyrohemi që ta shqyrtojmë mundësinë për ndryshime edhe në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, përfshirë edhe ndalimin për hyrje të migrantëve nga rajone të caktuara”, njofton olicia e Maqedonisë.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 375 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Të dhënat e MPB-së tregojnë se nga fillimi I vitit gjithsej janë dhënë 89.491 vërtetitme për shtetas të huaj. Por nuk kanë munguar edhe rastet e trasportit ilegal të migrantëve, e kjo sidomos në rastet e mbylljes së kufijve apo kufizimit të numrit të migrantëve.
Së fundmi prokuroria po zhvillon procedurë hetimore ndaj një shtetasi të Maqedonisë i cili më 3 mars është kapur në Gjevgjeli derisa po transportonte 13 migrant përfshi edhe 2 fëmijë në drejtim të Kumanovës.
Ndaj shtetasit 26 vjeçar nga Maqedonia është shqiptuar masa e parqaburgimit 30 ditorë, ndërsa 9 nga migrantët janë kthyer në Greqi, ndërsa 5 të tjerët janë mbajtur në cilësinë e dësmitarit dhe janë vendosur në qendrat e pranimit në Shkup.
ERSAN PAJAZITI
