Kryqi në Butel, sërish protesta para MPB-së
Disa qytetarë së bashku me drejtuesit e komunës së Butelit kanë protestuar para Minsitrisë së Punëve të Brendshme duke kërkuar nga ministri teknik Oliver Spasovki të sigurojë vendin për të ndërtimin e kryqit në këtë Komunë...

Ata kanë akuzuar ministrin e brendëshëm për qasje të dyfishtë ndaj qytetarëve, ndërsa drejtuesit e komunës kanë mohuar njoftimet për shfuqizimin e vendimit për ndërtimin e kryqit.
“Të gjitha lajmërimet se është shfuqizuar vendimi për ndërtimin e kryqit në Komunën e Butelit nuk janë të vërrteta sepse iniciatori për ndërtimin do ta them sërish është Kongresi Botërorë Maqedonas dhe i njejti duhet të paraqesë kërkesë nëse dëshiron të ketë ndryshime” – tha Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski.
“Jemi mbledhur në protestë për shkak të qasjesjes së dyfisht të ministrit teknik Oliver Spasovski ndaj qytetarëve të Butelit dhe e lus si kryetar i këshillit që t’i mbrojë hapsirat e uzurpuara të pronës shtetërore dhe të lëshojë sigurim policorë në vendin ku duhet të ndërtohet dhe të mbaj llogari për sigurinë e qytetarëve të komunës Butelit” – tha Kryetari i këshillit komunal të Butelit, Bobi Bojçevski.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Minsitrit të Punëve të Brendëshme. (Naim Ramadani, TVM2)
