Maqedoni

7 Marsi, festë edhe në shkollat e Dibrës

07.03.2016 18:29

Dita e mësuesit sot u shënua në mënyrë dinjitoze me këngë e valle dhe recital nga nxënësit e shkollave të qytetit të Dibrës...

Pas vënjes së kurorëve me  lule të freskëta te përmendoret e iluministëve Said Najdeni dhe Josif Bageri, program kulturoro artistik u mbajt në shkollën fillore Said Najdeni, ndërsa arsimtarët e shkollës fillore Penestia  me nxënësit e tyre kishin përgatitur recital dhe program artistik.
 
Rruga e gjatë që nga 7 marsi I vitit 1887 e deri më sot është një rrugë e mundimshme që shpalos faqet e ndritura të historisë së shkollës shqipe. Tha në fund gjatë urimit njeriu i parë i dibrës Lata.
 
ATLI DEMA