Maqedoni
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli
08.03.2016 09:11
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, si dhe me erë të ndryshueshme...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, si dhe me erë të ndryshueshme, e cila pasdite në pjesën më të madhe të vendit do të kalojë drejt erës veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë dy deri në tetë, ndërsa e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me periudha dielli, si dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 17 gradë Celsius.
Nesër do të ketë periudhë të stabilizimit të motit, e pastaj vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm të vranët me reshje të përkohshme të shiut. Më shumë reshje do të ketë të enjten.
