Maqedoni
Rrëshqitje në aksin Koçan - Dellçevë
08.03.2016 09:19
Në aksin rrugor Koçan - Dellçevë te diga Kalimanc ka rrëshqitje dhe komunikacioni zhvillohet në një korsi...

Ekipet e Rrugëve të Maqedonisë punojnë në heqjen e tij. Rekomandohet vozitje e kujdesshme, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor Negotinë - Gjevgjeli është zvogëluar prej 50 deri në 100 metra dhe deri tek Kulla deri në 50 metra.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Nga 15 nëntori 2015 hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016./mia
