8 Marsi: Dita ndërkombëtare e gruas
Sot shënohet Dita ndërkombëtare e gruas -8 Marsi. Kjo është ditë hënon luftën e grave për barazi ekonomike...

Sot shënohet Dita ndërkombëtare e gruas -8 Marsi. Kjo është ditë hënon luftën e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat.
8 marsi në Maqedoni do të shënohet me një sër aktivitetzesh, ndërsa pjesë e ditës së sotme janë urimet dhe dhuratat për gjininë e bukur.
Për here të pare 8 marsi u shënua në vitin 1910.
Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju¬Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
