Maqedoni
Tërmet prej 6,2 ballëve sipas Rihterit është regjistruar në afërsi të ishujve Samoa
08.03.2016 09:46
Tërmet me intensitet prej 6,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në jugperëndim të ishujve Samoa...

Tërmet me intensitet prej 6,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në jugperëndim të ishujve Samoa në Oqeanin Paqësor.
Sipas Institutit gjeofizik të SHBA-së, epiqendra ishte rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit Apia. Tani për tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale./mia
