Maqedoni
Dje në Shkup në 11 aksidente janë lënduar tetë persona
08.03.2016 10:03
Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente...

Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente, prej të cilave tre janë me pasoja të dëmeve materiale, tetë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar tetë persona.
Gjatë ditës së djeshme sipas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit, nga ana e policisë së komunikacionit, kumtoi inspektori i pavarur në SPB-Shkup, Dragan Veljanoski, janë zbular dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Janë sanskionuar njëzet shoferë, të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, ndërsa katër shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, sepse i kanë vozitur automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.
Tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë shoferë gjatë vozitjes së automjeteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular. Pesë këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 79 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbajmë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SH.F. Aco Shopov në komunën Butel.
Sot me fillim në orën 10:00, ish të punësuarit e Ohis-it, do të mbajnë protestë të qetë në bul. Ilinden para ndërtesës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.
Sot me fillim në orën 17:45 minuta në qendrën sportive Jane Sandanski në suaza të Ligës Seha do të luhet ndeshje ndërkombëtare e hendbollit mes KH Vardar dhe Vesprem nga Hungaria.
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të këtyre manifestimeve, nga ana jonë do të ndërmeren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit dhe kahëzimin e tij./mia
