Futboll

Reali e Wolfsburgu drejt çerekfinaleve

08.03.2016 11:08

Reali i Madridit dhe Wolfsburg pritet të presin këtë mbrëmje biletat e tyre për në fazën cerekfinale...

Reali i Madridit dhe Wolfsburg pritet të presin këtë mbrëmje biletat e tyre për në fazën cerekfinale, vetëm në rast se Roma dhe Gent nuk do të arrijnë të bëjnë një mrekulli në transfertë.
 
Madrilenët e Zidane, fitues në sfidën e parë në “Olimpico” 2-0 gjejnë përballë një kundërshtar shumë më të fortë, se ai i 3 javëve më parë.
 
Verdhekuqtë vijnë pas 7  fitoreve radhazi në kampionat, dhe Realin kanë mundur ta eliminojnë një herë 8 vjet më parë, megjithatë dy golat disavantazh janë pothuajse një mision i pamundur.
 
Reali e mori disi veten me fitoren me 7 gola ndaj Celtës që larguan disi kritikat ndaj ekipit madrilen, por gjithsesi e rëndësishme në ndeshjen e kthimit për formacionin vendas do të jetë menaxhimi i rezultatit të ndeshjes së parë.
 
Benzema, Arbeloa dhe Nacho nuk do të jenë të gatshëm për spanjollët, ndërsa për Romën do të mungojë Rudiger ndërsa në dyshim është dhe Naingolan. 
 
Wolfsburg niset gjithashtu i fortë nga fitorja 3-2 në Belgijkë ndaj Gent, që aktualisht kryeson Jupiler League.
 
Gjërat për formacionin e Hecking mund të kishin qenë më të thjeshta nëse do të ruanin epërsinë fillestare 3-0, por dy gola të vonë të Gentit bënë që belgët ta kenë një fijë shprese dhe për ndeshjen e kthimit në “Volkswagen Arena”, aq më tepër që vendasit nuk do të kenë dhe shërbimet e sulmuesit kryesor Bas Dost, ndërsa në dyshim janë dhe Kruse, Benaglio e Kruse.