Botë

Irani teston disa raketa balistike

08.03.2016 11:16

Forcat iranijane kanë testuar disa raketa balistike në gjithë vendin, si pjesë e stërvitjeve ushtarake...

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA ka beret ë ditur se provat nga Garda Revolucionare kanë për qëllim të tregojnë “forcën parandaluese të Iranit dhe po ashtu aftësinë e Republikës Islamike për t’u përballur me çdo kërcënim”.

Shtetet e Bashkuara, në muajin janar, kanë vënë sanksione të reja kundër 11 kompanive dhe individëve për furnizimin e programit të raketave balistike të Iranit.

Ky veprim ka ardhur gati në të njëjtën kohë kur Uashingtoni ka hequr shumë sanksione kundër Iranit, në kuadër të një marrëveshjeje bërthamore për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.