Botë
Koreja e Jugut sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
08.03.2016 11:27
Koreja e Jugut ka ndërmarrë sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, për shkak të programit me armë të Phenjanit...

Sanksionet godasin 40 individë dhe 30 subjekte, ndërsa vendimi pason një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për sanksione të reja kundër Phenjanit.
Ky i fundit, në muajin janar, ka kryer testin e katërt bërthamor, ndërsa muajin e kaluar ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi.
Të hënën, Koreja e Veriut ka kërcënuar me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, të cilat kanë nisur dje stërvitje ushtarake, më të mëdhatë midis tyre.
Stërvitjet janë një ngjarje vjetore dhe gjithmonë gjenerojnë tensione.
