Maqedoni

Popovski në Strazburg: Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së

08.03.2016 11:47

Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE-së dhe për këtë nuk duhet të jetë factor përballja me krizën e migrantëve...

Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE-së dhe për këtë nuk duhet të jetë factor përballja me krizën e migrantëve, por rekomandimet e njëpasnjëshme nga Komisioni Evropjan dhe realizimi i reformave, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski, në mbledhjen e Unionit ndërkombëtarë panevropjan që u mbajt në Strasburg.

Me këtë duhet ti jepet fund reagimit të vonuar lidhur me fillimin e bisedimeve me BE-në vlerësoi Popovski, i cili poashtu theksoi se Maqedonia është rast specifik, pasi refugjatët vijnë nga një vend I BE-së Greqia. Kemi bashkëpunim të mire me Greqinë. Atë e kemi vend fqinjë dhe dëshirojmë ta ndihmojmë.

Me ose pa anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, gjithmonë do ti ndihmojmë Greqisë, sidomos kur bëhet fjalë për një problem të këtillë evropjan, theksoi Popovski. Në debatin e hapur disa eurodeputet përfshi edhe Eduard Kukan, kanë shprehur mbështetje për procesin integrues të Maqedonisë.

Përfundimisht Maqedonia duhet të fillojë biseidmet për anëtarësim në BE, pasi ajo qëmoti I plotëson kushtet për atë, tha Kukan.