Botë
Alarm i rremë për bombë, evakuohen 2.000 persona
08.03.2016 12:21
Një alarm I rremë për bombë në tregun e Moskës, detyroi autoritetet të evakuojnë 2 mijë persona...

Më parë gjatë ditës një person anonim ka njoftuar policinë se një bombë gjendet në treg, kanë bërë të ditur mediat.
Ekipet policore menjëherë kishin arritur në vendin e ngjarjes duke e organizuar evakuimin e rreth 2,000 personave. Qentë e policisë kontrolluan tregun, por nuk gjetën ndonjë mjet shpërthyes.
