Maqedoni
Situata në RDK: Prononcohet Memedi, nuk më shkarkoni dot në mënyrë klandestine
08.03.2016 13:01
Një grup brenda RDK-së, ka inicuar nënshrimin e një peticioni dhe thirjen më pas për të dielën të një mbledhjeje të RDK-së...

Një grup brenda RDK-së, ka inicuar nënshrimin e një peticioni dhe thirjen më pas për të dielën të një mbledhjeje të RDK-së me qëllim shkarkimin e kryetarit aktual të saj Vesel Memedi.
Ky i fundit në një pres konferencë, iu përkujtoi nënshkryesve të peticionit në fjalë se po i bëjnë hesapet pa hanxhinë.
As nuk jam zgjedhur në mënyrë klandestine, e as nuk mund të më shkarkoni në mënyrë klandestine thotë Memedi.
Sipas tij RDK-ja nuk ka vetëm 3-4 veta të kryesisë qëndrore që shiten dhe blehen në pazar dhe shesin dhe blejnë RDK-në.
“Kërkoj nga iniciatorët e kësaj iniciative të përgadisin një raport me një varg akuzash duke arsyetuar shkakun për shkarkimin tim. Në momentin që do të përgaditni materialin e kërkuar nga unë, dhe arsyetimet e duhura në bazë të fakteve reale, bashkarisht do të merremi vesh për caktimin e datës për pranim-dorëzim të kreut të parties”, shprehet kryetari i RDK-së, Vejsel Memedi.
Ai fton organizatorët, që nëse kanë qëllim të sinqertë, të thërresin kongresin e jashtëzakonshëm , në të kundërtën do të vërtetojnë se iniciativa ka qëllim të errët. Sipas Memedit ky puc kundër tij bëhet pikërisht për shkak të mospranimit të koalicionit me lëvizjen Besa, e ai akuzon ish kreun e RDK-së Rufi Osmani
“Iniciatorëve të këtij peticioni, edhe ish kryetarit Rufi Osmani, i cili e hudh gurin dhe e fsheh dorën, nuk jam i gatshëm që përshkak të urretjes patologjike të Lëvizjes Besa të ofroj dorëheqje, sepse nuk më ka zgjedh anëtarsia e Lëvizjes Besa, por anëtarsia e gjërë e RDK-së, dhe vetëm para kësaj anëtarsie ndjej përgjegjësi”, shprehet kryetari i RDK-së, Vejsel Memedi.
Memedi thotë se pas kësaj iniciative qendrojnë 3-4 anëtarë të kryesisë qëndrore të cilët dëshitojnë të prishin koalicionin me LR-PDSH-në , të ndalin hovin e fuqizimit të Aleancës për shqiptarët, dhe më pas të bëjnë koalicion me Lëvizjen Besa.
LULZIM HAZIRI
