Maqedoni

Disa pjesë të disa komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

08.03.2016 13:07

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektrosistem, nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në disa pjesë të Shkupit...

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektrosistem, nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në disa pjesë të Shkupit, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni sh.a.
 
Prej orës 8.30 deri në orën 9.30 dhe prej orës 14.30 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Sopishte, lagjes Pribor në komunën e Sopishtes, ndërsa prej orës 9.30 deri në orën 14 nuk do të ketë në fshatin Arnaqi e Poshtme në komunën e Sarajit.
 
Prej orës 10 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rr. Hristo Tatarçev nr.23 në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në rrugën e njëjtë në rr. 14 pa energji elektrike do të mbetem prej orës 8.30 deri në orën 15.
 
Sipas paralajmërimit, nesër prej orsë 9.30 deri në orën 15 energji elektrike nuk do të kenë as konsumatorët e komunës Gjorçe Petrov, rr. Luka Gerov, nënrrugëve 10 dhe 12 dhe konsumatorët në fshatin Kuçevishte, ndërsa në periudhën e njëjtë edhe konsumatorët e rrugëve: Uashingtonska, Jetë e re dhe Viniçka në komunën e Shuto Orizares.
 
Në komunëne  Qendrës prej orës 9 deri në orën 15 energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët e rr. Dimçe Mirçev, ndërsa prej orës 8 deri në orën 9 - konsumatorët e rr. Apostol Egzarh, rr. Todoro Aleksandrov nr.73, 75,76 dhe 79.
 
Prej orës 9 deri në orën 14.30 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rr. Hristian Todorvoski-Karposh, prej nr.2 deri në nr.30, në komunën e Butelit./mia