Ekonomi
Balanci i gjinive në biznes: Femrat menaxhojnë 12% të ekonomisë vendore
08.03.2016 13:39
Bizneset nuk mund të ndahen në bazë të gjinisë, por stereotipet janë ato që pengojnë femrat që të zvillojnë biznes...

Kështu thekson Valentina Disoska e cila në konferencën e organizuar me rastin e 8 marsit, nga Lidhja e Odave Ekonomike me temë Balanci i gjinive në biznes, u përqëndrua tek hulumtimi i barazisë gjinore në udhëheqje.
Ajo njëherit theksoi se nuk ka numër të madh femrash në pozita menaxhuese, pasi vetëm 12% e ekonomisë së përgjithshme vendore, si në kompanitë private ashtu edhe ato publike femrat janë në pozita menaxhuese.
“Kemi probleme esenciale për zvillimin e biznesit për shkak të stereotipeve dhe vendosjes nga rajoni i origjinës ku femra në parim që në fillim nuk ka mjaftueshëm pronë për të filluar biznesin e sajë. Përndryshe biznesi nuk mund të ndahet në mashkullor dhe femror. Por pozita në familje, kujdesi për familjen, kujdesi për fëmijët, e gjithë kjo na shkakton debalans gjinor në shoqëri që të munden femrat të zhvillojnë biznes”, shprehet Valentina Disoska, nga asociacioni “Gratë në biznes”.
Për tejkalimin e sfidave fillestare në biznes duhet të parashihen programe për mbështetjen e ndërmarrësisë së femrave thekson Daniela Arsovska.
“Pjesa më e madhe mikro dhe ndërmarrje të vogla udhëhiqen nga femrat. Përqindja e kompanive të reja më të vogla arrin në mbi 30% që hapen nga femrat.Por mund të thuhet se u mungojnë resurset për fillim pasi ndërmarrësia e femrave në Maqedoni është në nivel jo të volitshëm, pasi në vendet tjera të rajonit dhe Evropës ka programe me të cilat u ndihmohet femrave për të tejkaluar pozitën fillestare në aspekt të biznesit”, shprehet Daniela Arsovska.
Ligjet vendore nuk bëjnë dikriminim gjinorë sa i përket zhvillimit të biznesit dhe ministria e Ekonomisë mbështet femrat në biznes por kjo mbështetje duhet të jetë më e madhe theksuan pjesmarrësit në konferencë, duke vënë në dukje se pa barazi ekonomike nuk mund të ketë barazi mes gjinive.
GYLTENE SINANI
