Maqedoni
Akuzat e memedit, reagon Besa
08.03.2016 14:27
Akuzat e kryetarit të RDK-së për përfshirje të BESËS në ato zhvillime janë vetëm insinuata dhe shpifje të tij dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën thonë nga kjo lëvizje...

“Kjo nuk është hera e parë që neve na adresohen ofendime nga ai, kjo do të jetë hera e fundit që ne kemi treguar mirëkuptim ndaj tij. Nëse ai ka problem me Kryesinë e tij dhe nëse ata duan ta shkarkojnë ose jo, kjo është gjëja me të cilën BESA nuk merret aspak. Lëvizja BESA, ashtu si gjithnjë, mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën e mirëfilltë shqiptare, por këtë temë e kemi shtyrë deri në shpalljen zyrtare të zgjedhjeve, e ndërkohë për këtë e kemi autorizuar Këshillin Opozitar që të vazhdojë të komunikojë me ato subjekte për ta mbajtur gjallë frymën e bashkëpunimit”, thuhet në reagimin e lëvizjes Besa.
