Maqedoni
Bashkpunim mes Gjilanit dhe Çairit, përkrahje për zejet tradicionale
08.03.2016 14:36
Projekti që përkrah zejet tradicionale dhe potencialet socio-ekonomike mes Komunes se Cairit dhe Komunes se Gjilanit, pas 18 muajve ka dhene rezultatet e para...

Nga ky project kane perfituar zejtaret e dy komunave. Kryetari I komunes se Cairit Izet Mexhiti dhe nënkryetari I Gjilanit Rexhep Kadriu theksuan se bashkëpunimi përmes këtij projekti kontriboi për hapat e metutjeshëm që duhen të ndërmeren në drejtim të zhvillit të zanateve tradicionale shekullore në kohën modern.
“Ato kontribojnë drejtë përdrejtë për imazhin e Shkupit dhe Carshisë së vjetër por edhe krijojnë mundësi për vetëpunësim dhe hapje për bizneset e reja dhe si ata të transferohen tek gjeneratat e reja”, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
“Ne duam të marim përvoja të zejtarëve të komunës së Cairit dhe ti aplikojmë në komunën e Gjilanit. Edhe pse ne komunën e gjilanit kemi pak zejtarë. Sepse koha dhe periudha e luftës I ka shkatruar këta zejtarë dhe ne po bëjmë përpjekje maksimale që të ju dalim në ndihmë”, tha Rexhep Kadriu, nënkryetar i komunës së Gjilanit.
Ministria e ekonomisë për vitin 2016 ka trefishuar buxhetin për rregullimin e vitrinave në Carshinë e vjetër si një ndihmë për zanatlinjtë e Carshisë, që do të ndikojë edhe në tërheqjen e vizitorëve në këtë pjesë të Shkupit.
“Ministria e ekonomisë dhe politikat qeveritare janë për përkrahjen e zejtarisë si një ndër segmented kyce në zhvillimin ekonomik local. Të gjithë iniciativat që do lindin prej segmentit të zejtarëve edhe si qeveri edhe si ministri do japim përkrahje do vazhdojmë edhe për vitrinat dhe për këtë vitë janë siguruar 500 mijë euro në buxhetin e Ministrise se Ekonomisë”, tha Bekim Neziri, Minister i Ekonomis.
“Ministria e ekonomisë na përkrahu ne ndërrimin e 60 vitrinave si dhe kemi projekte tjera si ide që ti realizojmë më vonë. Sikur ndërimin e instalimit të rrjetit elektrik komplet në carshi nje kabëll optik që do futet për telefon dhe internet kualitativ dhe diku 180 kamera do vendohen ne Carshi për mbikqyrje”, tha Bejtulla Morina, përfaqësues i shoqatës “Esnafi”.
Kjo konferencë gjithashtu iu eshte kushtuar edhe sipërmarrësisë së grave Ministria e ekonomisë vite me rradhe përkrahë gratë sipërrmarëse në kuadër të programit për konkurrencë inovacione dhe sipërmarrësi me të cilën subvencionohen deri më 60% të shpenzimeve të ndërmarrjeve në pronësi të grave.
REJHANE BUSHI-METAJ
