Barazia gjinore, të respektohet githmonë, jo vetëm për 8 Mars
Barazia gjinore duhet rezpektuar gjatë gjithë vitit e jo vetëm për 8 mars...

Kështu u konkludua në dhjetëvjetorin e miratimit të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, njofton TVM2.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski, bëri thirrje të vazhdohet lufta për të drejtat e grave përmes organizimit sindikalist. Sipas saj, femrave u duhen krijuar kushte edhe në çerdhet ku ruhen fëmijët e tyre.
“Duhet të krijojmë orar pune fleksibil për punëtoret të cilat kanë fëmijë të vegjël dhe të mitur, për kujdes më të madh në kopshte dhe në të gjitha institucionet të cilat përkujdesen për fëmijë. Nevojitet t'u mundësohet mbështetje sociale, kujdes, servis dhe shërbim prindërve vetëushqyes, të cilët, kanë nevojë për kujdes plotësues” – tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska Remenski.
Luiza Vinton, koordinuese e Kombeve të Bashkuara theksoi se situata aktuale duhet përmirësuar: ”Sfida më e madhe që ekziston në Maqedoni është të pakësohet hendeku i cili ekziston ndërmjet gjendjes juridike, normative dhe reale në jetë. Nevojitet të kahëzohen mjetet financiare drejt përmirësimit të kësaj situate”.
Ligji për mundësi të barabarta të grave dhe burrave është promovimi i parimit të vendosjes së mundësive të barabarta për gratë dhe burrat, në sferën politike, ekonomike, sociale, arsimore por pjesmarrësit në konferencë u dakorduan se duhet bërë shumë më tepër në këtë drejtim në praktikë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
