Maqedoni

SHGM: Propozimi i LSDM për servisin publik i papranueshëm

08.03.2016 15:08

Propozimi I LSDM-së për heqjen e taksës radiodifuzime dhe finansimit të RTVM-së përmes 0.5 % të buxhetit të shtetit, për SHGM-në është i papranueshëm...

Po braktiset sistemi ku partitë vendimet e marrëveshjes së Përzhinës i miratonin në klubin e deputetëve me konsenzuz, tashmë LSDM pretendon që  këto marrëveshje do të miratohen në parlament, thotë kryetari i SHGM-së Naser Selmani.  
 
“Me këtë propozim parcial LSDM e vret propozimin e ndërmjetësit Piter Van Haute duke lëshuar një mundësi të papërsëritshme për tu bërë reforma serioze në media. Kjo do ti lente gazetarët dhe mediat pranë ujit të papirë. Në propozimin e Van Hautes përveç finansimit të RTM  dhe Agjencisë së mediave, ndalimi i fushatave të qeverisë në media, lirimi i televizioneve private nacionale nga obligimet e panevojshme, ulja e gjobave kundër mediave dhe rritjen e transparencës të institucioneve”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
 
Selmani gjithashtu tha se vlera prej 0.5% të buxhetit ti takoj servisit publik është e vogël. Sipas tij, 0.5 % e buxhetit janë 15 miljon euro, të cilën sasi të mjeteve, RTVM e ka pasur në vitin 2014 dhe këto mjete nuk kanë qenë të mjaftueshme për punën e papenguar të Servisit Publik. 
 
“Propozimi i SHGM nga viti 2012, që u mbështet edhe nga ndërmjetësi Van Haute, është që 1% e buxhetit të shtetit ose rreth 30 miljon euro të ndahen për finansimin e servisit publik. Vetëm atëherë RTM do të jetë servis i pavarur publik, i cili do ti shërbejë intereësave të qytetarëve dhe nuk do të jetë instrument manipulimi me opinionin në duart e partive politike”, shtoi Selmani.
 
Nga SHGM theksuan se është e pakuptimtë që propozimi i LSDM-së të kërkojë votat nganjë institucion ku shumicën e votave e kanë partitë qeveritare.. Selmani gjithashtu u bëri apel partive politike që të angazhohen për reforma të vërteta në media, pasi që sipas tij Maqedonia asnjëherë nuk do të mund të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, pa përmirësimin e gjendjes me lirinë e mediave.
 
ERSAN PAJAZITI