Maqedoni
8 Marsi ndër vite: Nga protesta për barazi, në ditë dhuratash
08.03.2016 15:37
8 marsi në gjithë botën njihet si "Dita e Gruas”. Kjo ditë duhet të jetë dita për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, dhe drejtësi...

Por vite me radhë kjo ditë është kthyer në ditë kur gratë nuk protestojnë më për të drejtat e tyre, por festojnë.
Në vend të reagimeve për të drejtat sociale e gjinore, në këtë ditë shqetësimi i shumicës së femrave është se cfarë dhurate do të marrin . Lulet mbajnë vendin e parë në listën e dhuratave të 8 marsit.
Por meshkujt që TVM 2 anketoi, thonë se gratë nuk meritojnë lule vetëm për 8 mars.
“Dhuratë grave duhet tu bëjmë 365 ditë jo vetëm për 8 mars,se ato janë nënat që nevë na kanë lind ,gratë duhet t’i respektojmë si mbretëresha e vajzat si princesha”, shprehet qytetari.
“Po tani kemi dalë të përgaditemi, lule”, theksoi qytetari.
“Blej lule për nusen time, fqinjen etj, por edhe unë kam pranuar dhurata për 8 mars”, shprehet qytetari.
Shitësit fërkojnë duart të kënaqur. Shitja e luleve për 8 mars, ëhstë më e madhe se shitjet hnormale të një muaji.
“Sot dicka më mirë jemi”, theksoi shitësi.
“Sot ka më shumë tjera dit nuk ka pasur shitje”, shprehet shitësi.
“Sot ka lëvizje,cmimet janë më lirë se vitet e kaluara”, theksoi shitësi.
Por mesazhi I 8 marsit nuk është vetëm dashuria e shprehur përmes dhuratave.
Dhurata cfarëdo qoftë vetvetiu nuk ka vlerë. Vlerën ia shton dhurimi me dashuri dhe respekt ndaj gjinisë më të bukur, e ky i fundit duhet të jetë i pranishëm jo vetëm për 8 mars por për cdo ditë.
8 marsi filloi të shënohet me protesta në vitin 1910 në SHBA për të drejtat e orarit të punës.
Më pas listës së kërkesave për barazi gjinore, iu shtuan ndër vite edhe kërkesa të tjera.
Por dita ka humbur qëllimin e saj fillestar dhe ëhstë kthyer në një ditë ku njerëzit I shpreshin dashurinë nënave, bashkëshorteve dhe motrave.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
