Maqedoni
Refugjatët, mes ëndrrës europiane dhe realitetit, 13 mijë migrantë të bllokuar në kufi në Idomeni
08.03.2016 15:46
Nuk është përmirësuar gjendja me krizën e refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi...

Reshjet e mbrëmshme të shiut në Idomeni dhe përgjatë kufirit me Maqedoninë vështirësuan edhe më shumë gjendjen e refugjatëve në këtë zonë.
Edhe një natë ata kaluan nën qiellin e hapur dhe në kushte të vështira. Tendat e improvizuara, sërisht u zhyten në ujë dhe baltë. 13 mijë refugjatët të bllokuar në këtë zonë, prej të cilëve shumë fëmijë dhe pleqë janë të dëshpëruar, nuk kanë më fuqi dhe nuk e dinë se si do t’ja dalin në fund. Shumica e tyre të ardhmen e shohin në vendet e BE-së e jo në Turqi.
“Çdo gjë këtu është si një kazino e madhe. Ata luajnë një lojë të keqe. Na duket vetja se ne jemi letrat e tyre dhe ata luajnë me ne. Askush nuk shehë të na ndihmojë me të vërtet. Ne jemi njerëz, kemi ëndërra dhe jetë. Kemi fëmijë këtu, por gjithçka është e kot. Ata vazhdojnë të interesohen vetëm për të hollat tona. Me jepeni 10 ose 100 dollarë në market, veç kërkojnë e kërkojnë para. Ne nuk duam në kurrizin tonë të bëhet politikë aq më tepër të ketë dhunë, sepse po të kishim dashur atë do të qendronim në Siri dhe Irak. Ne kërkojmë vetëm një jetë të qetë dhe të sigurt”, shprehet refugjati.
“Ne do të qendrojmë këtu sepse është e pamundur që të kthehemi në Turqi. Nuk kemi asgjë, nuk kemi të holla. Për atë arsye me ndihmën e zotit ne shpresojmë fuqimisht se do të arrijmë në Gjermani ose në Suedi për të filluar një jetë të re”, theksoi refugjati.
E derisa vendet e Ballkanit presin udhëzime të reja nga BE për kuotën e re të lëshimit të refugjatëve për të shkuar në Evropë, disa refugjatë të mllefosur dhe të zhgënjyer nga kjo situat mbrëmë tentuan , por nuk ja arriten të kalojnë ilegalisht nga Maqedonia për në Evropë.
Forcat e shtuara të policisë arriten në kohë t’i pengojnë dhe t’i kthejn mbrapsht 4 refugjatët që veç më kishin shkelur ilegalisht tokën e Maqedonisë në mëngjes.
Kapcitetet e pranimit në Tabanocë janë të mbushura dhe aty ndodhen rreth 1 mijë refugjatë, ndërsa në Gjevgjeli janë diku rreth 40 refugjatë të tjerë.
Ndërkohë numri i refugjatëve në teritorin e Greqisë arriti në 32 mijë. Qeveria greke ka njoftuar se ditën e mërkurë do të fillojë me shpërndarjen e grupit të parë të refugjatëve në zonën e Epirit, që është vetëm disa kilometra larg kufirit me Shqipërinë.
Në këto kampe fillimisht do të sistemohen rreth 2 mijë emigrantë. Burime të Ministrisë së Jashtme greke gjithashtu informojnë se ata vazhdojnë negociatat me qeveritë e Shqipërisë dhe Bullgarisë për pranimin e refugjatëve në këto dy vende.
Deri tani nuk është konfirmuar se është arritur marrëveshje në këtë drejtim.
REXHEP QAMILI
