Maqedoni
8 marsi, aktivitete të shumta në Tetovë
08.03.2016 16:18
8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas po festohet edhe në qytetin e Tetovës...

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, e kanë kthyer tashmë në tradicionale festimet për këtë ditë. Kryetarja e komuëns së Tetovës, Teuta Arifi, tha në këtë ditë se gratë tani më kanë një rol të veçant në shoqërinë aktive dhe atë politike pasi universitet këtu tek ne kanë luajtur një rolë revulucionar.
“Normalisht ka një avancim të madhë si në aspektin politik edhe në përfaqësimin e përgjithshëm universitet kanë luajtur rolë revolicional dhe ka edhe shuëm për tu bërë.Ditën e sotme do ta përfundoj tradiconalisht ashtu sic do her që e bëjm duke vizituar një grua dmth një familje të dëshmorëve duke pasur parasysh se ne gjithmon I kemi përkrahur dhe do vazhdojm që ti përkrahim edhe në të ardhmen”, tha Arifi.
Cdo ditë ëhstë dita e nënës, thonë të rinjtë. Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë, bënë sot kontrolle falas për femrat tetovare.
“Ne sot kemi vendosur që të marrim pjesë në këtë aktivitet të bejm matje të analizës, të një lloj analize biokimike të cilën munda ta quajm apo analiza e sheqerit që quhet në popull si dhe glikemis ,ne ketu u mundësojm qytetarve që ta bëjn këtë matje dhe për hir te festës“, thanë nxënësit pjesmarrës në këtë aksion.
“Cdo ditë është dita e nënës por kjo është si dita ndërkombëtare dhe duhet të festohet”, thonë qytetarë të tjerë.
Aktivitet të ndryshme për nder të 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, sot ka pasur edhe Universiteti I Tetovës si dhe shumë institucione të tjera në Tetovë.
VISAR SADIKI
