Kuvend, debat për gjendjen në arsim
Kuvendi i Republikës vazhdoi debatin rreth Informatës për gjendjet e përgjithshme në arsim në Republikën e Maqedonisë dhe efektet nga testimi ekstern në arsimin fillor dhe të mesëm, e parashtruar nga grupi i deputetëve të opozitës...

Opozita e cilëson testimin ekster si një nga masat më të këqia të qeverisë, masë e kundërshtuar si nga nxënësit, nga arsimtarët dhe prindërit.
Sipas tyre kjo masë u vendos për të ushtruar presion mbi arsimtarët dhe jo për përmirësuar programet arsimore.
“Atëherë, qeveria, pushteti, sqaronte se me aplikimin e testimit eksten do të përmirësohej cilësia në arsim. Përkundrazi, me aplikimin e testimit ekstern u krijua kaos në arsim, ndërsa rezltatet dhe efektet janë zero” – tha Gjorgjieva Mileva nga LSDM.
Mirëpo, deputetët nga shumica, theksuan se reformat janë ndërmarrë në drejtim të arsimit cilësor dhe zgjidhjen e problemeve të trashëguara.
“Ne, si deputetë të shumicës nuk i shohim gjërat me syza rozë, përkundrazi, ka probkleme në asrim por, si deputet i japim mbështetje pushtetit ekzekutiv që problemet që i la një pushtet nga viti 2002 deri në vitin 2006, i cili nuk mund të identifikohet me asnjë projekt, bëjmë çmos që t’i sanojmë dhe arsimin cilësor ta afrojmë te qytetarët, te nxënësit e shtetit tonë” – deklaroi Dragan Danev nga VMRO DPMNE.
Veç testimit ekster, opozita maqedonase kritikoi edhe aplikimin e programeve të Kembrixhit, për të cilin, sipas saj, janë harxhuar mbi 2.5 milionë euro.
Shkollat kanë problem sistematik me ngrohjen gjatë periudhës së dimitrit ndërsa studentët jetojnë në kushte substandarte, akuzoi opozita.
Në debatin për gjendjen e përgjithshme në arsim nuk u përshinë deputetët shqiptarë, madje nuk ishin as prezen në sallën e Kuvendit. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
