Vazhdoi procesi gjyqësor “Lagja e Trimave”, dëgjohen dëshmitë e banorëve të lagjes dhe policëve
Vazhdoi procesi gjyqësorë “Lagja e Trimave me kthimin e tre avokatëve mbrojtës të dënuar seancën e fundit...

U dëgjuan gjashtë dëshmitë nga gjithsej tetë dëshmitarë të ftuar sot nga prokuroria. Përpos banorëve të lagjes dëshmoi edhe kryeshefi I policisë të stacionit policor Pelincë Zoran Stanojkovski, I cili foli për policin e akuzuar Arsim Bajrami.
Sipas Stanojkovskit, polici Bajrami më 9 maj në mesditë ishte arrestuar nga njësitet speciale në stacionin policor të Kumanovës ku merte pjesë në mbledhje. Stanojkovski tha se deri në mbërmje kur ai është marrë në pyetje nuk ka ditur për vendndodhjen e tij, ndërkaq paraprakisht nuk ka pasur njohuri për udhëtime të Bajramit jashtë shtetit.
Bejtulla Lutfiu kushëri I bereberit të akuzuar Irfan Lutfiu bashkë me dëshmitarët tjerë, në sallën e gjykatës përpos Lutfiut njohën edhe Fadil Fejzullahu dhe Besnik Ajdini. Thanë se ata i kanë fqinjë por që nuk i kishin parë mbrëmjen e 8 dhe 9 majit. Për avokatët mbrojtës dëshmitë janë në favor të të akuzuarve.
“Me dëshmitë që I dhanë dëshmitarët dëshmuan se gjatë periudhës kritike më 8 dhe 9 maj nuk kanë pa askënd prej grupit të armatosur dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me grupin e armatosur” – tha avokati mbrojtës, Mefail Asllani.
Avokati Asllani tha se nuk pranojnë vendimin e gjykatës për t’u dënuar për shkak të bojkotimit të seancës. Ata vazhdojnë të mbeten në qëndrimin që tu mundësohet hapësirë e përshtatshme për mbajtjen e seancës gjyqësore.
“Edhe vetë gjykata themelore Shkupi 1 me deklaratëjn që e dha para ca ditëve që ata kanë kërkuar nga gjykata supreme edhe nga ministri i drejtësisë për tu siguruar një sallë më e madhe do të thotë që ato vetë e pranojnë që nuk ka kushte për tu mbajt kjo seancë gjyqësore në këtë sallë ku mbahet tash” – deklaroi avokati mbrojtës, Mefail Asllani.
Familjarët mbetën jashta gjykatës pasi refuzuan vendimin e gjykatës që vetëm 15 familjarë të ndjekin senacën.
“Arsyeja është ska vend. të hyjnë nëntë, tetë, pastaj tre, të dalin ata pastaj të hyjë pjesa tjetër, vetëm të luajnë me neve” – tha njëri prej familjarëve të të akuzuarve.
Seanca e rradhës do të mbahet të enjten. Deri në fund të muajit pritet të mbahen edhe dy seanca gjyqësore me dëshmitarët publik të prokurorisë. Muajin e ardhshëm pritet që prokuroria të ftojë dëshmitarët e fshehur. Në procesin gjyqësor Lagjia e Trimave akuzohen 29 persona për terrorizëm dhe rrezikim të rendit shtetëror. (Meral Ismaili, TVM2)
