Sfidat në procesin e integrimit, Hakverd:Kriza me refugjatët të mos shmang reformat
Gjermania është e prkushtuar të përshpejtojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë...

Kështu deklaroi deputeti i Bundestagut Gjerman Metin Hakverdi i cili po qëndron në Shkup. Ai tha se kriza me refugjatët nuk guxon të shmang reformat e nevojshme të vendit ndërsa duke folur për zgjedhjet e parakohshme theksoi se zgjedhjet fer dhe reformat në media janë më të rëndësishme se sa vetë data e mbajtjes së tyre.
“Jemi në kohë të vështira. Kemi procesin e Selanikut i cili po zgjat 12 vite dhe sipas mendimit tim ai po ngec. Ne dëshirojmë ta përshpejtojmë këtë proces dhe problemet që përfliten me vite të fillojnë të ndryshohen. Ne bisedojmë për krizën e refugjatëve, çfarë nuk duhet të jetë arsyetim për reformat politike në shtet. Krizën e refugjatëve e shohim si gjasë që të bisedojmë për reformat që duhet të bëhen në shtet. Duke folur për datë të re të zgjedhjeve për në qershor ose në ndonjë kohë tjetër, për ne janë të rëndësishme zgjedhjet fer, në fushën e servisit publik në veçanti dhe lirinë e mediumeve në përgjithësi, por para se gjithash kjo të bëhet përpara zgjedhjeve” – tha Metin Hakverdi, Deputet në Bundestagun Gjerman.
Mbështetja e socialdemokratëve gjerman në procesin e integrimit evropian është shum e rëndësishme për Maqedoninë tha nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska pas takimit me deputetin gjerman.
“Këto 10 vite janë të humbura për perspektivën tonë evropiane dhe për antarsimin tonë në BE, megjithatë kjo kohë është prapa nesh. Kemi politikë, kemi plan, kemi program të qartë se si ta kthejmë Maqedoninë në hartën evropiane dhe si Maqedonia të mos shikohet vetëm nga prizmi i krizës me refugjatë e cila për fat të keq po na ndodh tani, por si një vend i cili meriton të jetë antare e BE-së” – tha Radmilla Sheqerinska nga LSDM.
Këto komente deputeti gjerman Metin Haverdi dhe nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska i bënë gjatë një takimi të përbashkët në kuadër të tryezës së rrumbullakët në temë “Perspektivat e sfidave të tanishme për integrimin e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian” organizuar nga fondacioni Fridrih Ebert, në Maqedoni. (Naim Ramadani, TVM2)
