Daçiq ironizon me paralajmërimet për bllokimin e kamionëve serbë nga Kosova
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se paralajmërimi nga Prishtina për të bllokuar qarkullimin me Serbinë, tregon se Kosova nuk është kurfar faktori vendimmarrës...

“Do të ishte mirë që qeveria në Prishtinës të sillej në përputhje me rrethanat që gjendet. Le të na e vënë bllokadën, por pyes se çfarë do të ndodhte nëse Serbia i vë bllokadë qarkullimit të udhëtarëve”, ka thënë Daçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Nuk kuptoj se kur do të arrin ta bënin atë, ndoshta mes dy gazeve lotsjellës”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës i ka dhënë kohë Serbisë deri në fund të muajit mars për t’i njohur certifikatat e ADR-së të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Këto certifikata janë të nevojshme për transportin e mallrave të rrezikshme, siç janë nafta apo gazi natyral.
Këtë e kanë bërë të ditur disa zyrtarë brenda Ministrisë së Transportit të Kosovës. (lajmi.net)
