Maqedoni

Komunikacioni në afërsi të fshatit Osoj nëpër një korsi për shkak të rrëshqitjes

09.03.2016 09:29

Për shkak të rrëshqitjes në aksin rrugor rajonal P2246 Ura e Boshkovit-Gari në afërsi të fshatit Osoj...

Për shkak të rrëshqitjes  në aksin rrugor rajonal  P2246 Ura e Boshkovit-Gari në afërsi të fshatit Osoj, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 50 metrash, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia