Botë

Finlandë: Radioaktivitet i shtuar në Helsinki

09.03.2016 09:42

Autoritetet finlandeze po hulumtojnë kërcimin misterioz "shumë të pazakontë" të nivelit të koncentrimit të ceziumit radioaktiv...

Autoritetet finlandeze po hulumtojnë kërcimin misterioz "shumë të pazakontë" të nivelit të koncentrimit të ceziumit radioaktiv - 137, të regjistruar mbi Helsinki.
 
Agjencia shtetërore finlandeze për siguri bërthamore, STUK kumtoi se radioaktiviteti i shtuar i javës së kaluar nuk ka qenë rrezik për shëndetin e njerëzve, por pa marrë parasysh atë, janë të vendosur ta zbulojnë shkaktarin.
 
"Ajo që është regjistruar është shumë e pazakontë, por nga perspektiva e sigurisë bërthamore ai nivel i ceziumit nuk le gjurmë në shëndetin e njeriut", thotë Tarja Ikaheimonen, e cila është shefe e sektorit për ndjekje të radiacionit në STUK.
 
Ajo thotë se më 3 dhe 4 mars ka pasur 4.000 mikrobekerelë izotop radioaktiv cezium-137 në metër kub ajër, që është njëmijë herë më shumë se sa koncentrimi i zakonshëm. Një ditë më vonë, më 5 mars, niveli i ceziumit u kthye në 12 mikrobekerelë në metër kub ajër./mia