Botë

Rreth njëqind të helmuar nga ushqimi në një drekë kishtare në Rumani

09.03.2016 09:51

Njëqind persona, midis të cilëve edhe fëmijë, janë shtruar në spital në qytetin rumun Baku me simptoma të helmimit...

Njëqind persona, midis të cilëve edhe fëmijë, janë shtruar në spital në qytetin rumun Baku me simptoma të helmimit, pasi kanë marrë pjesë në një drekë kishtare. 
 
Siç njoftoi TASS, mjekët druajnë se numri i të helmuarve do të mund të rritet, pasi që në këtë festim ka pasur me qindra njerëz. 
 
Policia dhe shërbimi sanitar filluan hetimin lidhur me helmimin, ku u konfirmua se ushqimi që është shërbyer në këtë tubim është sjellë nga një firmë private./mia