Maqedoni
Në Shkup dje katër aksidente, dy persona janë lënduar
09.03.2016 10:04
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej katër aksidente, prej të cilave dy janë me pasoja të dëmeve materiale...

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej katër aksidente, prej të cilave dy janë me pasoja të dëmeve materiale, dy janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy persona.
Ashtu siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Tridhjetë e dy shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë gjatë drejtimit të automejteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular, ndërsa 10 këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme janë larguar 68 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SH.F. "Aco Shopov" në komunën e Butelit./mia
