Botë

Irani testoi dy raketa balistike

09.03.2016 10:20

Garda revolucionare iraniane testoi sot në mëngjes dy raketa balistike, njoftuan mediat iraniane...

Dy raketat janë gjuajtur në kuadër të stërvitjes ushtarake nga territori në pjesën veriore të Iranit dhe i kanë goditur caqet në pjesën juglindore të vendit, të larguara 1.400 kilometra.
 
Teherani edhe dje kumtoi se forcat e armatosura iraniane kanë kryer testime të reja të raketave balistike për t'i demonstruar "fuqinë e frikësimit" dhe "gatishmërinë e vendit për t'i përdorur të gjitha mjetet e disponueshme në ballafaqimin me kanosjet kundër integritetit territorial të Iranit"./mia