Botë

UNESKO: Mbi 63 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

09.03.2016 10:36

Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESKO) kumtoi se mbi 63 milionë vajza në mbi 200 vende në mbarë botën...

Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESKO) kumtoi se mbi 63 milionë vajza në mbi 200 vende në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë dhe se vajzat çdoherë të parat anashkolohen në arsim.
 
Nëse vazhdon trendi i këtillë, pothuajse 16 milionë vajza të moshës ndërmjet gjashtë dhe 11 vjeç asnjëherë nuk do të kenë mundësi të vijojnë arsimin fillor dhe të mësojnë shkrim-lexim, në krahasim me tetë milionë djem", theksohet në raport.
 
Instituti për Statistikë i UNESKO-s këtë raport e publikoi me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit.
 
Sipas raportit, disbalanci ndërmjet gjinive edhe më tej është më i përhapur në vendet arabe, në Afrikën Subsahariane dhe Jugore dhe në Azinë Perëndimore.
 
"Nëntë milionë e gjysmë vajza asnjëherë nuk do të shkojnë në shkollë, përkundër pesë milionë djemve", shtohet në raport.