Botë

Presidencialet, Trump fiton në 3 shtete, demokratët Sanders në Miçigan, Clinton në Misisipi

09.03.2016 11:08

Rrjetet televizive amerikane kanë projektuar se kandidatja demokrate, Hillary Clinton, dhe ai republikan, Donald Trump...

Ndërsa në kampin demokrat, Bernie Sanders ka siguruar një fitore surprizë në Miçigan, ndërsa Hillary Clinton e ka kompensuar humbjen me një fitore në Misisipi. 
 
Ted Cruz ka mundur të fitojë vetëm në Ajdaho. Shtetet në fjalë janë më të fundit për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. 
 
Për senatorin republikan të Floridës, Marco Rubio ishte një natë e tmerrshme, pasi u rendit i katërti me një diferencë të madhe votash nga kryesuesit në Miçigan dhe Misisipi. 
 
Trump kryeson edhe zgjedhjet në Florida, prej nga mbajti dhe fjalimin e fitores. “Një nga gjërat për të cilat jam shumë i gëzuar është rezultati, që ka qenë masiv. Mendoj se kjo është historike në politikën e ditëve të sotme”, tha Trump. 
 
Ai tha gjithashtu se do të jetë më “presidencial” se kushdo tjetër përveç se Abraham Lincoln dhe shtoi se, askush nuk është më konservator se ai. Kundërshtarja demokrate e biznesmenit, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, foli përpara votuesve në Ohajo, pas fitores në Misisipi. 
 
“Të garosh për president nuk do të thotë të bësh ofendime”, tha Clinton duke iu referuar deklaratave të Trump. “Por do të thotë të arrish rezultate”, shtoi ajo.
 
GAZMEND KURTISHI