Basketboll

Lakers mposht Orlandon, San Antonio rikthehet te fitorja

09.03.2016 11:27

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Lakers, që pasi mundën kampionët e Golden State mbrëmë fituan 107-98 ndaj Orlandos...

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Lakers, që pasi mundën kampionët e Golden State mbrëmë fituan 107-98 ndaj Orlandos, në një ndeshje ku nuk u ndie mungesa e Kobe Bryant, që u la pushim.
 
Suksesi i 14-të sezonal i ekipit kalifornian erdhi nga duart e Russell, 27 pikë, Clarkson 24 e Randle, 23 pikë. Momenti i mirë për Lakers, që kërkojnë t’i largohen fundit të renditjes në Konferencën e Perëndimit. 
 
Rikthehet te fitorja San Antonio, që mundur 116-91 Minnesota, ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs, që shpreson të kapë kampionët në renditje. Aldridge me 29 pikë ishte më i miri në fushë për San Antonion. 
 
Në Lindje, fitore të rëndësishme arriti Toronto, që mundi 104-99 Brooklyn, duke korrur suksesin e 42-të sezonal. DeRozan me 25 pikë e Lowry me 23 pikë bën diferencën në parket për kanadezët, ndërsa 35 pikët e Lopez për miqtë mbetën për statistikë.