Futboll

Nuk ka surpriza, Reali e Wolfsburgu në çerekfinale

09.03.2016 11:30

Reali dhe Wolfsvurgu përmbushën parashikimet duke kaluar në fazën cerekfinale të Uefa Champions League...

Madrilenët fituan 2-0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Romës duke regjistruar një rezultat të ngjashëm me sfidën e parë.
 
Ndeshja megjithatë nuk ishte e thjeshtë për los blancos, që vuajtën shumë lojën e shpejtë të Romës, madje në më shumë se një rast formacioni i Zidane ishte me fat që nuk u ndëshkua nga verdhekuqtë që me një gol të tyrin mund të kishin shpresë për të cuar ndeshjen të paktën në shtesë.
 
Rastet e humbura të Romës u pasuan nga goli i Ronaldos në të 64-trën, që realizoi si në ndeshjen e parë.
 
Ndërsa katër minuta më pas, ishte James që finalizoi saktë nga pozicion diagonal. Me shifrat e përgjithshme 4-0 Reali siguroi një biletë për në fazën tjetër duke përmbushur pritshmëritë e tifozerisë së tij.
 
Fitore regjistroi gjithashtu dhe Wolfburgu ndaj Gent. Gjermanët që kishin triumfuar 3-2 në sfidën e parë të luajtur në Belgjikë, fituan ndaj kampionëve të Jupiler League falë një goli të realizuar nga Andre Schuerrle në minutën e 74-tërt duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-2.