Botë

Kroacia vendos kufizime të reja për hyrjen e emigrantëve

09.03.2016 12:07

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Vllaho Orepiq deklaroi se Kroacia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian...

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Vllaho Orepiq deklaroi se Kroacia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, por jo edhe e Zonës së Shengenit, prej mbrëmë në mesnatë ka vendosur masa të reja për kufizimin e hyrjes së emigrantëve.
 
Vendimi është sjellë pasi në mesnatë hynë në fuqi kufizimet e reja të Sllovenisë për hyrjen e emigrantëve në territorin slloven. Sllovenia i pranon vetëm ata emigrantë, të cilët deklarojnë se kërkojnë azil në territorin e saj dhe ata, të cilët vijnë për shkaqe humanitare.
 
Rastet humanitare do të shqyrtohen secili  në veçanti, ndërsa në pajtim me kufizimet e Sllovenisë gjatë kontrollit të kufijve do të kërkojë vizë valide për BE-në.
 
Si përgjigje ndaj masave sllovene, Serbia gjithashtu vendosi t'i mbyllë kufijtë me Maqedoninë dhe me Bullgarinë për refugjatë dhe emigrantë të tjerë, të cilët nuk kanë viza valide./mia