Maqedoni
Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
09.03.2016 13:01
Konsumatorët nga fshatrat e Shkupit Mirkovci, Çuçer Sandevë, Gluvo, Orizarë e Epërme dhe Brazda nesër prej orës 6 deri në orën 8:30 do të mbesin pa energji elektrike...

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 12 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës, "Gjorgji Kapçev", ndërsa nga ora 9 deri në orën 10 një pjesë e konsumatorëve nga bulevardi "Majka Tereza" në shtrirje mes rrugëve "Boro Petrushevski" dhe "Vladimir Nazor", një pjesë e konsumatorëve nga rruga "Vladimir Nazor" si dhe dyqanet në hyrje të Qendrës Klinike.
Nga ora 9 deri në ora 10:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Dushan Tasoviq" numër 38, 44, 45, 47 dhe 49 në komunën e Gazi Babës, si dhe një pjesë nga konsumatorët nga rruga "Hristian Todorovski-Karposh" në komunën Butel.
Konsumatorët të vendosura në rrugën "Kristian Todorovski-Karposh" nga numri 2 deri në numrin 30 në komunën Butel do të jenë pa energji elektrike nga ora 9 deri në ora 14:30, ndërsa nga ora 9 deri në ora 15.30 konsumatorët nga fshati Kuçevishte.
Në periudhën prej orës 9.30 deri në ora 11.30, pa energji elektrike do të jenë pjesë e konsumatorëve nga fshatrat Sonje e Poshtme dhe Bërzovec në komunën Sopishtë, ndërsa nga ora 12 deri në ora 15 konsumatorët nga rruga "Bozin Nikollov" në komunën e Aerodromit, si dhe konsumatorët nga fshati Dobri Dol në komunën Sopishtë .
Siç informojnë nga QRMK- Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në elektrosistem./mia
