Show Biz

Ndërron jetë anëtari i pestë i Beatles

09.03.2016 13:39

Është quajtur si anëtar i pestë i Beatles, dhe ka qënë ai që ndihmoi grupin e ri, teksa shtëpitë e tjera të muzikës i kthyen krahët.

George Martin, producenti i grupit, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Pasi nisi të punojë me grupin, Martin u bë producenti më i famshëm dhe më me ndikim në historinë e muzikës. 
 
Lajmi u publikua fillimisht nga shtëpia e muzikës Ringostarr dhe u konfimuar nga Hollywood Reporter.
 
“Në një karrierë që shtrihet në shtatë dekada ai u njoh botërisht si një nga talentet më kreative të muzikës. Familja kërkon të respektohet privatësia e tyre në këtë kohë”, thuhet në deklaratën e Adam Sharp, përfaqësuesi i Martin dhe djalit të tij Giles. 
 
Martin firmosi kontratë me Beatles më 1962, në markën e tij Parlophone. Shtëpia e tij kishte reputacion pasi ka regjistrmie të Peter Sellers, Spike Milligan dhe të rinjtë Peter Cook dhe Jonathan Miller. 
 
The Beatles ishin kthyer mbrapsht nga shumë kompani regjistrimi, kur Martin i ftoi ata për një audicion në kompaninë e tij. Po teksa ishte skeptik për aftësinë e tyre në muzikë dhe shkrimin e këngëve, ai u përshtat menjëherë me humorin dhe personalitetin e djemve. Menjëherë grupi nisi regjistrimet, dhe fama e Beatles dihet shumë mirë tashmë./Top Channel