Ekonomi
Investim turk në z.i.”Ilinden”, 10 milion euro investim, vende të reja pune
09.03.2016 13:51
Kompania “Atajmaq” nga Ankaraja do të investojë në komunën e Ilindenit në një object për grumbullimin e pemëve dhe perimeve...

Investimi në fazen e parë kap vlerën prej 5 milion euro. Nga ky investim, pritet hapja e vendeve të reja të punës por edhe lehtësim të punës së bujqve për shitjen e prodhimeve të tyre.
Kapaciteti grumbullues I pemëve dhe perimeve pritet të jetë deri në 7 mijë tonë, dhe në fazën e parë do të kenë 30 punësime por në periudhë 3 vjecare ky numër pritet të rritet në 300.
“Do të I dalim në ndihmë bujqeve qëë sa më lehtë ti shesin produktet ne tyre. Këto produkte do ti blejmë të freskëta dhe do të kemi mundësi ti ruajmë për një kohë më të gjatë deri sa të shiten apo ti eksportojmë nëpër vendet e Europës perendimore. Gjithashtu do të hapen 100 vende te reja punen në këtë kompani”, tha Ataj Maq, investues turk.
“Ky investim në 3 vitet e ardhshme do të dhjetëfishohet dhe do të rritet vendi I të punsuarve diku 300 vende të reja të pune. Kompania do të këtë kapacitet për 7 mijë tonave në vjet për përmbledhjen e pemëve dhe perimeve dhe për eksoprtin e tyre për vendet e ndryshme të evropës perendimore”, tha Visar Fida, drejtor i agjencisë për investime të huaja.
Investitori turk nga komuna bleu 87 mijë metra katror në zonën industrial të Ilindenit ku planifikon të investojë 10 milion euro. Ndërtimi I objektit është paraparë të përfundojë këtë vit.
REJHANE BUSHI-METAJ
