Maqedoni

Ndërpritet ruta ballkanike; Idomeni, kjo fuçi baruti , gati për shpërthim

09.03.2016 14:34

Në qiell të hapur, në temperature të ulëta, në kushte ekstreme të këqija. Të lodhur e të raskapitur pa ditur se çfar fati I pret...

Kjo është pasqyra e kufirit në Idomeni, ku kanë mbetur të bllokuar mbi 30.000 refugjatë. Ata nuk e dinë se ku do të përfundon udhëtimi I tyre, pasi që rruga për në Ballkan është e bllokuar. Por edhe pas bllokadës së korridorit ballkanik, numri I refugjatëve po vazhdon të rritet, vetëm sot në Greqi trageti solli 700 refugjatë të rinj.
 
Ata janë të vendosur drejt qëllimit të tyre, refugjatët preferojnë të rrezikojnë jetën se sa të kthehen në vendin e tyre, sepse siç thonë atje I pret një ferr I vërtetë. 
 
“Unë preferoj të vdes këtu, nuk mund të shkoj në Damask se jam I kërkuar atje. Ata i marrin të rinjtë në ushtri, me forcë, për të luftuar. Ti je i detyruar ose të vrasësh ose të të vrajnë, ndërsa këto nuk janë opcionet e mia”, tha Ahmedi nga Damasku.
 
“Kufiri lshtë I bllokuar, ne nuk e dime se në çfarë kohe do të hapet, jemi të lodhur, shumë të lodhur, dhe ne nuk e dime se çfarë do të bëjmë”, tha Riab nga Siria.
 
Të njejtin fat e ndajnë edhe mbi 1000 refugjatët, të cilët kanë mbetur të bllokuar në kufirin e Maqedonisë me Sërbinë. Edhe ata nuk e dinë se cili do të jetë destinacioni I ardhshëm I tyre. 
 
“Nuk kemi tjera opcion  përveç Evropës. Ne me të vërtetë kemi shumë probleme, shumica e njerëzve këtu kanë probleme serioze shëndetsore. Ne duam që ta ngrejmë zërin tone, që dikush të na dale në ndihmë”, tha Jamah, refugjat nga Afganistani.
 
Ndërsa autoritetet  e kampit në Tabanoc thonë se veçmë nuk kanë kapacitet për tu përballiur me njerëz të tjerë.
 
“Nuk kemi më mundësi dhe kushte për një numër kaq të madh të refugjatëve, sa i kemi këtu, nuk mundemi ti mbajmë edhe shumë ditë. Sot kemi mbledhje, ku do të marrim udhëzime se si do të veprojmë në të ardhmen”, tha Arbnor Tefiku, nga qendra për përballje me krizat.
 
Mbrëmë Sllovenia ka marrë vendim për mbyllje të kufijve poër refugjatët, ndërsa një vendim të tillë poaraprakisht kanë marrur edhe Sërbia dhe Kroacia. Nëpër këto kufi do të mund të kalojnë vetëm refugjatët me pasaporta valide. 
 
ERSAN PAJAZITI