Botë

Jeruzalem, shtohen sulmet që rezultojnë në viktima

09.03.2016 14:51

Dy sulmues palestinezë kanë hapur zjarr drejt makinave në Jeruzalem, duke lënë të plagosur një njeri, të cilët më pas u qëlluan për vdekje nga policia...

Në Bregun e pushtuar Perëndimor ushtria raporton se si kundërpërgjigje e të shtënave drejt ushtarëve izraelitë u vra një palestinez.

Incidenti ditën e sotme filloi me sulmin ndaj autobusit me udhëtar gjatë të cilit fatmirësisht nuk ka viktima. Disa minuta më vonë dy palestinez nga vetura kanë gjuajtur drejt një autobusi ne Portën e Damaskut hyrja në qytetin e vjetër të Jeruzalemit e cila është skenë e shumë sulmeve gjatë pesë muajve të fundit.

Të shtënat në Jerusalem erdhën vetëm një ditë pasi një sulmi me thikë në Tel Aviv drejt disa turistëve amerikan I cili rezultoi me vdekjen e një 28 vjeçari amerikani cili ishte në udhëtim shkollor.

Zv/presidenti I SHBA-ve Joe Biden ka takuar ish presidentin izraelit Shimon Perez, derisa sulmin ne rrjetin social Twiter e ka quajtur “sulm tragjik…I cili I mori jetën një amerikani” dhe shtoi se “aty nuk ka justifikim për akte të tilla terroriste”.

Që nga tetori therrjet me thikë, të shtënat dhe shpërthimet e veturave të shkaktuar nga palestinezët kanë lënë të vrarë 28 izraelitë dhe dy shtetas të SHBA-së.

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 179 palestinezë, sipas të cilëve 121 ishin sulmuesit ndërsa shumica nga të tjerë u qëlluan për vdekje gjatë protestave të dhunshme.

Pas një kohe të qetësimit të dhunës në masë të madhe shpërtheu një seri sulmesh pas arritjes se nënkryetarit Bajden në Izrael gjatë ditës së martë, gjë të cilën policia e mohon. 

LEONORA KALIQI