Maqedoni
Ministri Ademi takon Ambasadorin e Republikës së Rumanisë Justinian Focsa
09.03.2016 15:14
Thellohet bashkëpunimi në mes Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë në sferën e arsimit dhe shkencës...
Ministri arsimit dhe shkencës, z. Abdilaqim Ademi realizoi takim me Ambasadorin e Rumanisë, z. Justinian Focsa, ku diskutuan për bashkëpunimin në mes dy vendeve në sferën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.
Ministri Ademi falemnderoi Ambasadorin për bashkëpunimin dhe përkrahjen që jep Rumania për studentët nga Maqedonia që studiojnë në Universitetet e Rumanisë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, në veçanti me dy Universitetet që janë të ranguar në mesin e 500 Universiteteve më të mira në botë.
Ambasadori rumun, z. Justinian Focsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe vlerësoi punën që kryejnë Lektorët në Universitetet e Bukureshtit dhe Shkupit, që njëherit paraqesin një urëlidhje mes dy Institucioneve të arsimit të lartë të dy vendeve. Ambasadori përcolli edhe ftesën për ministrin Ademi për vizitë zyrtare në Bukuresht.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për themelimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në sferën e arsimit, shkencës dhe inovacionit, si dhe për konkretizimin e projekteve në këto sfera.
