Maqedoni
Ekspertët: Pastërtia e ujit, parandalues i sëmundjeve
09.03.2016 16:03
Uji i ndotur është shkaktar i shumë sëmundjeve. Ekspertët vlerësojnë se tani për tani nuk ka asnjë rrezik nga uji në Maqedoni...

Uji i ndotur është shkaktar i shumë sëmundjeve. Ekspertët vlerësojnë se tani për tani nuk ka asnjë rrezik nga uji në Maqedoni por gjithsesi është mirëe që institucionet përgjegjëse të jenë të përgatitura për çdo rast.
Vetëm duke ditur rreziqet, mund të pengohen epidemitë e mundshme që shkaktohen nga uj I papastër thonë ekspertët.
“Sëmundjet që lidhen me ujin po paraqesin një barrë të madhe në përmasa botërore. Papastërtia kushtet e papërshtatshme të kanalizimeve përkatësisht toaletet joadekuate pa ujë, janë arsyeja kryesore për shfaqjen e sëmundjve që lidhen me ujin. Këtu hyn edhe legjionela e cila mund të jetë nga sistemet për ftohje ose nga bojlerët, si dhe kontaktet me ujë të ndotur.Madje edhe virusi Zika bartet përmes mushkonjave të cilat shtohen në hapësira me ujë të ndotur”, tha Mihail Koçubovski, udhëheqës i Sektorit për ekologji shëndetësore pranë ISHP.
Sëmundje të tjera që shkaktohen nga uji I nditur e rrezikojnë vecanërisht fëmijët, janë diarrhea, temperatura dhe vjellje.
Për të parandaluar këto, ekspertët apelojnë për më shumë higjienë personale e cila duhet mësuar që fëmijë, e që fillon nga larja e duarve para dhe pas ushqimeve.
Aplikimi I rregullave të tilla ka ndikuar në zvogëlimin e dijaresë deri në 45 përqind në përmasa botërore.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
