Maqedoni
Ndotja e ajrit- studjuesit: “Jugohromi” ndot 40%, urgjent të vendosë filtrat
09.03.2016 16:20
“Jugokromi” merr pjesë me 40% në ndotjen e Pollogut thonë studjuesi. Ata u apeluan autoriteteve të zgjidhin urgjentisht problemin me ndotjen e Tetovës...

Në një debat të organizuar në UEJL, studiuesit e fushës thanë se zgjidhja e problemit bëhet ose me mbylljen e tërësishme të Jugohromit, ose me detyrimin që të vendosë filtrat.
“Opsioni më i mirë mbetet vënia e filtrave , por ende nuk dihet kush duhet ta bëhjë këtë. Filtrat janë detyrim i menaxhmentit por mudn të arrihet edhe ndonjë marrëveshje tjetër mes tyre dhe pushtetit qëndror e atij lokal. Por filtrat janë domosdoshmëri sepse ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Të dhënat që kemi për Tetovën tregojnë se Jugohromi ndot qytetin në masën 39.4 për qind”, tha Rade Gogovski, nga shoqata “Aqua” Strugë.
Sips ekspertëve , Maqedonia ka politika të standardizuara në sferën e ambientit jetësor, por për shkak edhe të moskomunikimit mes institucioneve, këto praktika mbeten vetëm në letër
“Koordinimet mes institucioneve duhet të jenë shumë në nivel më të lartë sepse në pajtim edhe me politikat tona, të gjitha strategjitë duhet t`i përmbajnë aspektet ekologjike. Por të gjitha këto dështojnë në implementimin praktik , krijohen probleme sic po shohim edhe në plotësimin e standardeve në drejtim të mbeturinave, ajrit, sektori i truallit apo cili doqoftë biodiversitet tjetër”, tha Zoran Shapuriq, profesor universitar.
Sipas disa studimeve që u paraqitën në debatin e sotëm, qytetarët më tepër harxhojnë për medikamente dhe mjekime nga sëmundjet respiratore dhe të kancerit dhe kjo tregon domosdoshmërinë e vendosjes së filtrave në oxhaqet e Jugohromit.
VISAR SADIKI
